Ndërlidhjet

Digjet vetura e pjesëtarit serb të FSK-së


Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ilustrim.
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ilustrim.

Vetura e markës “Opel Corsa” në pronësi të J.J, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është djegur rreth orës 2 të mëngjesit, në fshatin Zupq të komunës se Zubin Potokut.

Në një komunikatë për media të Policisë se Kosovës, thuhet se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar derisa rasti është duke u hetuar.

Në fund të muajit shkurt të këtij viti ka pasur kërcënime kundër disa pjesëtarëve serbë të FSK-së.

Ata janë kërcënuar me anë të disa pamfleteve të shpërndara në Zubin Potok.

Kërcënimet kanë pasuar parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nëpër sheshet e Prishtinës me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku ishin të pranishëm edhe pjesëtarët serbë të FSK-së.

XS
SM
MD
LG