Ndërlidhjet

Rusia i kërkon Apple t’i ndihmojë në zbatimin e ndalimit të Telegramit


Ilustrim
Ilustrim

Rregullatori i komunikimeve në Rusi tha se ka kërkuar nga gjiganti i teknologjisë Apple në SHBA t’i ndihmojë atij të bllokojë aplikacionin e mesazheve Telegram.

Roskomnadzor tha se i ka dërguar letër kompanisë Apple, duke i kërkuar që përdoruesit e telefonave dhe tabletave Apple në Rusi të mos marrin njoftime për mesazhe të reja nga Telegram.

Roskomnadzor ka nisur të zbatojë një ndalesë të gjykatës mbi Telegramin më 16 prill, pasi Telegram ka refuzuar t’iu japë shërbimeve ruse të sigurisë qasje në bisedat private.

Rregullatori i komunikimeve Roskomnadzor kërkoi po ashtu nga Apple që të mos lejojë më shkarkimin pa pagesë të aplikacionit brenda Rusisë.

Agjencia ruse e lajmeve TASS tha se Roskomnadzor është duke punuar edhe me gjigantin amerikan të kërkimeve online Google, për të zbatuar ndalesën kundër Telegramit.

XS
SM
MD
LG