Ndërlidhjet

Trump takon kryeministrin japonez përpara "takimit të pritur" me Kimin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, do të takohen përpara një "takimi të pritur" midis Trumpit dhe liderit verikorean, Kim Jong Un.

Trump dhe Abe biseduan në telefon dhe ndanë synimin e përbashkët: "çmontimin e plotë dhe të përhershëm të armëve bërthamore, kimike dhe biologjike të Koresë së Veriut, si dhe të raketave të saj balistike", tha Shtëpia e Bardhë.

Thirrja u realizua në kohën e spekulimeve në rritje se Trump do të takojë Kimin më 12 qershor në Singapor.

Javën e kaluar, Trump ka thënë se ky takim nuk do të zhvillohet, por një ditë më vonë ka lënë të kuptohet se ai edhe mund të ndodhë.

Japonia ka marrë qëndrim të ashpër kundër Koresë se Veriut, pasi kjo e fundit ka lëshuar raketa balistike mbi territorin e saj.

XS
SM
MD
LG