Ndërlidhjet

Jiri Dienstbier Journalism Fellowship, 2018 - 2019


Radio Evropa e Lirë tani pranon aplikacionet për vitin 2018-2019, për bursën për gazetarë “Jiri Dienstbier Journalism Fellowship”.

Ky program (bursë) zgjat nga 19 nëntori 2018 deri më 28 qershor 2019.

Qëllimi i dhënies së kësaj burse është t’iu ndihmojë gazetarëve nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor ta ushtrojnë profesionin e tyre, në përkrahje të pluralizmit.

Aplikacionet pranohen nga gazetarët e Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Të përzgjedhurit vendosen në shërbimin përkatës të Radios Evropa e Lirë, në zyrat qendrore në Pragë dhe rajon, ku praktikojnë trajnimin dhe punojnë me profesionistët e RFE/RL-së. Ky program u ofron atyre instruksione në fushën e multimedias, duke i përfshirë në diskutime në baza ditore. Kjo u ndihmon që të jenë bartës të standardeve të profesionit të tyre, liderë në komunitetin e tyre si dhe në botë.

Aplikacionet e kompletuara duhet të dorëzohen në jiridienstbierfellowship@rferl.org deri në orën 0600 CET (sipas kohës së Evropës Qendrore) më 7 qershor, 2018.

Shkarkoni aplikacionin këtu.

XS
SM
MD
LG