Ndërlidhjet

Haradinaj përkujton ushtarët e SHBA-së të rënë për liri


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përkujtoi ushtarët amerikanë që kanë rënë për liri.

"Përkujtojmë të gjithë ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ranë në mbrojtje të vlerave më sublime të lirisë dhe demokracisë", tha Haradinaj në një postim në Facebook.

Për shkak të sakrificës së tyre, Kosova sot i gëzon dhe i mbron këto vlera, shtoi Haradinaj.

Shtetet e Bashkuara shënuan të hënën Ditën e Përkujtimit, në nderim të burrave dhe grave që kanë vdekur gjatë shërbimit në ushtrinë amerikane.

XS
SM
MD
LG