Ndërlidhjet

Peskov: Hetimet e Muellerit për Rusinë janë të pabaza


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, foto nga arkivi.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, foto nga arkivi.

Kremlini ka thënë të martën se hetimet e Këshilltarit Special, Robert Mueller për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet amerikane më 2016 janë të pabaza, transmeton Reuters.

“Kemi shpresë se e gjitha do të përfundojë një ditë”, është shprehur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kur është pyetur për këtë çështje.

“Ujë që kalon përmes një site, kështu i themi ne në rusisht”, ka thënë Peskov për hetimet amerikane, duke pretenduar se të njëjtat janë të pabaza.

“Kjo është pikërisht si po duket procesi tani”.

Rusia ka mohuar vazhdimisht pretendimet se ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane për t’i ndihmuar presidentit aktual, Donlad Trump për të fituar presidencën, duke thënë se ka SHBA-ja ka orkestruar një fushatë anti-ruse.

XS
SM
MD
LG