Ndërlidhjet

Vritet gazetari rus, kritik i Kremlinit


Arkady Babchenko
Arkady Babchenko

Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, e akuzoi publikisht Moskën për vrasjen në Kiev të një gazetari rus, i cili është zhvendosur në Ukrainë, pasi, siç ka thënë, është “keqtrajtuar politikisht” në Rusi.

Policia në Kiev tha se Arkady Babchenko, 41 vjeç, kritik i Kremlinit, ka vdekur të martën nga plagët në shpinë, të shkaktuara me armë zjarri.

Në një postim në Facebook, Hroysman tha se “është i bindur se makina totalitare ruse nuk ka mundur t’ia falë gazetarit ndershmërinë dhe pozicionin parimor”.

Por, në Moskë, Komiteti Hetues e distancoi Kremlinin nga vrasja, duke thënë se ka nisur hetimet e veta për vdekjen e Babchenkos.

“Komiteti Hetues i Rusisë nuk do t’i injorojë krimet brutale kundër shtetasve rusë”, tha zëdhënësja e këtij mekanizmi, Svetlana Petrenko.

Zëdhënësja e policisë në Kiev, Oksana Blyschyk, tha se policia ka pranuar një thirrje urgjente nga mjekët, të cilët kanë thënë se i ka telefonuar një grua, duke u thënë se “e ka gjetur burrin e saj në shtëpi, në një pishinë me gjak”.

Babchenko ka qenë i njohur për kritikat ndaj Kremlinit.

Raportimi i tij për mbështetjen e Rusisë për separatistët në lindje të Ukrainës e ka bërë atë cak të kritikave nga media shtetërore ruse dhe zyrtarët rusë.

XS
SM
MD
LG