Ndërlidhjet

Italia gjendet në prag të mbajtjes së zgjedhjeve të reja


Presidenti italian, Sergio Mattarella.

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit në Itali, Carlo Cottarelli pritet të takohet me presidentin e këtij shteti Sergio Mattarella, pas raportimeve se mund të shpallen zgjedhjet të reja si pasojë e krizës politike.

Mediat kanë raportuar se ish-ekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Cottarelli, ka dështuar në sigurimin e mbështetjes nga partitë e mëdha politike dhe ka mundësi që as nuk do të tentojë të marrë pozitën e kryeministrit.

Presidenti italian, Sergio Mattarella mund të heqë dorë nga emërimi dhe të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në muajin korrik.

Ditën e diel, dy partitë populiste italiane kanë dështuar në formimin e kabinetit qeveritar.

Ideja e mbajtjes së zgjedhjeve të reja dhe fuqizimi i partive populiste euroskeptike ka dëmtuar tregjet financiare dhe ka rritur shqetësimet për stabilitet në Eurozonë.

Italia, vendi me ekonominë e katërt më të madhe në Bashkimin Evropian është pa qeveri nga mbajtja e zgjedhjeve në mars, pasi asnjëra nga grupet politke nuk ka fituar shumicën.

Dy partitë që kanë fituar më së shumti vota në zgjedhje, Pesë Yjet dhe Liga, kanë tentuar t’i bashkojnë forcat, mirëpo kanë hequr dorë nga përpjekjet pasi presidenti italian ka kundërshtuar propozimin e tyre për emërimin e Pablo Savonas në pozitën e ministrit të ekonomisë.

Mattarella ka thënë se nuk mund të emërojë Savonan në këtë pozitë, duke cituar shqetësimet e investitorëve për të.

Ky vendim i rrallë i presidentit nga nxitur pakënaqesi në mesin e partive politike, të cilat kanë thënë se do të kundërshtojnë nominimin e Cottarellit në parlament.

XS
SM
MD
LG