Ndërlidhjet

Assad ngre mundësinë e luftës me SHBA-në


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, theksoi mundësinë e një konflikti midis ushtrisë së tij dhe forcave amerikane në Siri, nëse ato nuk tërhiqen nga ky vend.

Në një intervistë për televizionin RT, Assad tha se është i gatshëm të negociojë me Forcën Demokratike Siriane, milici kurde që mbështetet nga SHBA-ja, e cila aktualisht kontrollon rreth një të katërtën e territorit të Sirisë.

Por, ai tha se do ta rikthejë territorin edhe me forcë, nëse është e nevojshme.

Assad po ashtu tha se amerikanët duhet të largohen dhe se Uashingtoni duhet ta ketë mësuar "leksionin" nga përvoja e tij në Irak.

"Njerëzit nuk do të pranojnë më të huaj në këtë rajon", tha Assad.

Kërcënimi i Assadit se do të përdorë forcën kundër aleatëve ameirkanë në Siri dhe rreth 2,000 trupave amerikane atje, nxiti reagimin e Pentagonit.

"Çdo palë e interesuar në Siri duhet ta kuptojë se sulmet ndaj forcave të SHBA-së ose partnerëve tanë të koalicionit, janë një politikë e keqe", tha gjenerali Kenneth McKenzie, drejtor i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane.

XS
SM
MD
LG