Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Haradinaj: Presim mbështetjen e Francës për anëtarësim në INTERPOL dhe UNESCO


Kosova i është mirënjohëse Francës për kontributin e dhënë ndër vite, ka deklaruar kryeministri Ramush Haradinaj. Këto komente ai i bëri gjatë takimit me Sekretaren e Shtetit pranë Ministrit të Forcave të Armatosura të Francës, Genevieve Darrieussecq.

Kryeministri Haradinaj kërkoi mbështetjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, me theks të posaçëm në INTERPOL dhe UNESCO.

Gjatë takimit, sipas një komunikate të lëshuar për media, kryeministri Haradinaj e njoftoi sekretaren Darrieussecqe për të arriturat e Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit, për proceset aktuale, në veçanti për tranzicionin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.

“Synimi ynë strategjik është të bëhemi pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe Francën e shohim si partner në këtë rrugëtim”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, Sekretarja e Shtetit pranë Ministrit të Forcave të Armatosura të Francës, Genevieve Darrieussecq, sipas të njëjtës komunikatë, e siguroi kryeministrin Haradinaj që shteti francez edhe më tutje do të jetë përkrahës i fuqishëm i të gjitha zhvillimeve në Kosovë, me theks të veçantë atyre të sigurisë.

XS
SM
MD
LG