Ndërlidhjet

Shkalla e papunësisë në SHBA bie në nivelin më të ulët në 18 vjet


Departamenti i Punës në SHBA
Departamenti i Punës në SHBA

Shtimi i vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara në maj u bë më shpejt sesa pritej, pasi punëdhënësit shtuan 223,000 pozita.

Norma e papaunësisë ra në 3.8 përqind, krahasuar me 3.9 përqind në muajin paraprak, duke e sjellë atë në nivelin më të ulët në 18 vjet, tha Departamenti amerikan i Punës.

Sondazhet e ekonomistëve kishin parashikuar se do të kishte një shtim prej rreth 188,000 vendeve të punës në maj.

Norma e papaunësisë nuk ka qenë kaq e ulët qysh në prill të vitit 2000 dhe tashmë e ka përmbushur parashikimin e Rezervave Federale për 3.8 përqind deri në fund të vitit 2018.

XS
SM
MD
LG