Ndërlidhjet

Malmstrom: Tarifat tregtare dobësojnë marrëdhëniet SHBA-Evropë


Komisionarja për Tregti e Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom.

Komisionarja për Tregti e Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom, tha se tarifat që iu vuri presidenti amerikan, Donlad Trump, eksporteve evropiane të çelikut dhe aluminit “do t’i dobësojnë tutje marrëdhëniet transatlantike”.

“Masat e Trumpit do t’i shkaktojnë dëm të madh industrisë sonë të çelikut dhe aluminit”, tha Malmstrom.

Ajo i hodhi poshtë pohimet e Trumpit se “tarifat kanë qenë të nevojshme për sigurinë kombëtare të SHBA-së”.

"Siguria e brendshme nuk është relevante; është proteksionizëm i pastër", tha Malmstrom.

Më herët, Bashkimi Evropian tha se do të ndërmarrë disa masa hakmarrëse, duke vënë tarifa mbi mallrat amerikane, nisur nga motorët Harley-Davidson deri te prodhimet e ushqimit.

BE-ja po ashtu planifikon ta sfidojë vendimin e Trumpit në Organizatën Botërore të Tregtisë.

XS
SM
MD
LG