Ndërlidhjet

Haradinaj: Pajtimi me Serbinë, vetëm në këmbim të njohjes


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova do të pranojë pajtimin me Serbinë në këmbim të njohjes. Sipas tij, kjo nuk do të thotë se do harrohen krimet e bëra, deklaron Haradinaj për RTK 2.

Haradinaj tha se pajtimi nënkupton të kalohet mbi të zhdukurit, të dhunuarit e të vrarët, por shpjegoi si duhet bërë kjo.

“Njohja.. çka mund të jep Kosova që të arrihet kjo marrëveshje, një pajtim, se tjetër nuk kemi çka japim. Pajtimi nuk është pak, do të thotë të kalohet mbi dhimbjen tonë, mbi të zhdukurit, mbi të vrarët, mbi dëmet, mbi dhunimet seksuales, me ekonomi të shkatërruar e të plaçkitur, e kur ne të pajtohemi, po japim shumë, më shumë se që dikush kish mujt me dhanë. Nuk po themi me harru, se nuk e bëjmë kurrë, por ne mund të pajtohemi ndonjëherë, për njohje. A është ky viti për këtë? Nuk mund të ngutem të them për këtë, por ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë dhe po ju tregoj që Kosova kur qëndron pas Amerikës, e bënë për interesin e vet”, tha ai.

Ai nuk tha nëse këtë vit do të ndodh pajtimi dhe njohja, por tha se ky është viti kur Kosova duhet anëtarësohet në Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale INTERPOL.

Haradinaj u shpreh i bindur se do të ketë vende që do të kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Çdo vend që e pengon Kosovën të anëtarësohet ne INTERPOL është duke e ndihmuar luftimin e krimit trans-nacional. Është gabim. Kush do ta luftojë krimin trans-nacional e ndihmon Kosovën të anëtarësohet në INTERPOL. Këtë vit është koha kur duhet të vendoset kjo punë. Jam thellë i bindur që plotë vende do të kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL se ashtu luftohet krimi trans-nacional që është i rrezikshëm, është kërcënim”, tha ai.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga shtetet mike të ndihmojnë Kosovën të anëtarësohet në Interpol.

Haradinaj ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në OKB, ku sipas tij, shpejt duhet mbyllet kjo çështje.

XS
SM
MD
LG