Ndërlidhjet

SHBA "nuk do ta lejojë Iranin" të zhvillojë armë bërthamore


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se Uashingtoni nuk do ta lejojë Iranin të zhvillojë armë bërthamore, pasi Republika Islamike tha se planifikon të rrisë kapacitetin e pasurimit të uraniumit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i bëri këto komente në Twitter duke shtuar se Irani "është i vetëdijshëm për vendosmërinë" e SHBA-së.

Këtë javë, Irani tha se ka nisur procesin për rritjen e kapacitetit të tij për pasurimin e uraniumit, në rast se marrëveshja bërthamore e vitit 2015 kolapson.

Më këtë marrëveshje me gjashtë fuqi botërore, Irani është pajtuar të frenojë aktivitetin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Por, muajin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga traktati, duke rrezikuar mbijetesën e tij.

XS
SM
MD
LG