Ndërlidhjet

Parlamenti suedez u jep mundësi të dytë azilkërkuesve, përçan opozitën


Një grua migrante, fotografi ilustruese.

Parlamenti suedez ka miratuar një projektligj për t’iu dhënë një rast të dytë 9,000 azilkërkuesve, duke iu ofruar mundësinë e qëndrimit në këtë shtet.

Një vendim i tillë ka ndarë opozitën lidhur me çështjen e imigrimit në zgjedhjet e shtatorit.

Suedia ka pranuar më shumë se 160,000 azilkërkues më 2015, duke krijuar pakënaqësi në mesin e votuesve, gjë që ka detyruar qeverinë Social-Demokrate, të vendosë rregulla më të ashpra për ata që kërkojnë qëndrim afatgjatë.

Pavarësisht masave të marra, tema e imigrimit ka vazhduar të dominojë debatin politik duke nxitur çarje në partinë opozitare të qendrës së djathtë, Aleanca, e cila shpreson të formojë një qeveri të re pas zgjedhjeve.

“Pasojat njerëzore do të ishin shumë më të mëdha nëse ne do të ndalonim këtë propozim”, ka thënë liderja e Partisë Qendrore, Annie Loof, transmeton Reuters.

Ndasitë në mesin e opozitës do të bëjnë shumë më të vështirë për Aleancën që të krijojë qeverinë, derisa partia Demokratët e Suedisë, ka premtuar se do të rrëzojë secilën qeveri që nuk vendosë linjë të ashpër kundër imigrantëve.

XS
SM
MD
LG