Ndërlidhjet

Vuçiq: Vazhdimi i dialogut me Prishtinën deri në fund të muajit


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë përpara fundit të këtij muaji.

"Le të vendoset për datën, unë jam i gatshëm të bisedoj, por duke kërkuar respektimin e Marrëveshjes së Brukselit (për normalizimin e marrëdhënieve)", tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai shtoi se puna e tij është të kujdeset për Serbinë dhe "ta shpëtojë atë nga konflikti".

"Puna ime është të kujdesem për vendin, për ta shpëtuar atë nga të gjitha konfliktet dhe luftërat dhe prandaj dua të marr pjesë në të gjitha bisedimet", tha Vuçiq.

XS
SM
MD
LG