Ndërlidhjet

“Bechtel- Enka”, mirëpret ndarjen e 53 milionë eurove


Punëtorët e konsorciumit turko-amerikan “Bechtel- Enka” gjatë punimeve (Foto nga arkivi).
Punëtorët e konsorciumit turko-amerikan “Bechtel- Enka” gjatë punimeve (Foto nga arkivi).

Konsorciumin turko-amerikan “Bechtel- Enka”, mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 53 milionë eurove.

“BEGP-ja është e gëzuar që çështja e kostove shtesë të pësuara nga BEGP duke punuar brenda ndarjes së kufizuar buxhetore të Qeverisë së Kosovës dhe riorganizimi i nevojshëm i punëve për t’u përshtatur me mungesat e alokimit të buxhetit për projektin – më në fund është zgjidhur”, thuhet në komunikatën për media.

Qeveria e Kosovës kishte ndarë 53 milionë euro shtesë për kompaninë në fjalë për punimet e autostradës Prishtinë - Hani i Elezit, për shkak të, siç thuhet, dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat.

Por, pas debateve të nxitura dhe dyshimeve të ngritura nga partitë opozitare Kryeprokuroria dhe Policia e Kosovës kanë nisur hetimet. Ato kanë bërë të ditur se janë duke mbledhur të dhëna lidhur me ndarjen e 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel-Enka.

Konsorciumin turko-amerikan “Bechtel- Enka" është duke ndërtuar autostradën Prishtinë – Hani i Elezit.

XS
SM
MD
LG