Ndërlidhjet

Vdiq gjellbërësi i njohur amerikan, Anthony Bourdain


Anthony Bourdain
Anthony Bourdain

Gjellbërësi i njohur amerikan, Anthony Bourdain, i cili ka udhëtuar në dhjetëra vende të botës për programin e tij televiziv, është gjetur i vdekur në Paris.

Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Sipas tyre, Bourdain, 61 vjeç, është gjetur në dhomën e tij të hotelit në Francë, ku po punonte në seritë e tij për CNN-in, në lidhje me traditat e kuzhinës.

Bourdain ka qenë nikoqir i programit "Parst Unknown" në CNN, i cili është fokusuar në ushqimet ekzotike nga qytetet dhe vendet që i ka vizituar, por ai ka paraqitur edhe aspektet e historisë dhe kulturës.

XS
SM
MD
LG