Ndërlidhjet

Ka vdekur kryetari i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri. Lajmin për Radion Evropa e Lirë, e ka konfirmuar nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ademi tha se Vokrri ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.

“Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë. Ka qenë sulm në zemër”, tha ai shkurt për REL.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar për vdekjen e Vokrrit dhe ka thënë se ai ishte frymëzim për shumë breza të sportistëve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të kreut të FFK-së, Fadil Vokrri.

Vokrri, 57-vjeç, pas një karriere të bujshme si futbollist ishte zgjedhur në krye të FFK-së në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG