Ndërlidhjet

Putin thotë se është i gatshëm të takohet me Trumpin


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se është i lumtur që të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kur Uashingtoni të jetë i gatshëm të mbajë një takim të tillë. Ai po ashtu tha se mirëpret thirrjen e Trumpit që Moska të rikthehet në samitet e shtatë vendeve më të industrializuara (G7).

Duke folur para gazetarëve në Qingdao të Kinës, Putin tha se ai me Trumpin duhet të mbajnë një samit.

“Presidenti amerikan në vazhdimësi ka thënë se është e arsyeshme që të mbajmë një takim të tillë. Kurdo që SHBA të jetë e gatshme, takimi do të ndodhë”, tha Putin.

Putin dhe Trump kishin biseduar përmes telefonit në muajin mars, ku ishte diskutuar për një takim të mundshëm në mes të dy liderëve, por edhe dy liderët kishin shprehur shqetësime me garën e armëve.

“Mund të konfirmoj se presidenti Trump ka shprehur shqetësim lidhur me raundin e ri të garës së armëve gjatë bisedës sonë të fundit. Unë pajtohem plotësisht me të”, tha Putin.

XS
SM
MD
LG