Ndërlidhjet

Rusia: NATO po kërcënon sigurinë evropiane


Zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandr Grushko.
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandr Grushko.

Rusia tha se plani i ri i NATO-s për të rritur gatishmërinë e saj ushtarake në Evropë do të dobësojë sigurinë në kontinent dhe paralajmëroi se Moska do ta marrë atë parasysh në planifikimin e saj ushtarak.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandr Grushko, e kritikoi nismën e njohur si "Katër/Tridhjetë" në komentet e bëra të mërkurën.

Ai tha se Rusia do t'i marrë të gjitha masat e nevojshme ushtarake për të garantuar sigurinë e saj.

Nisma "krijon kërcënim për sigurinë evropiane", tha Grushko.

"Katër/Tridhjetë", nismë që u mbështet nga ministrat e Mbrojtjes të NATO-s në takimin më 7 qershor, synon të mbrojë aleatët nga, siç thuhet, kërcënimet në rritje të Rusisë dhe të forcojë gatishmërinë luftarake, duke lehtësuar transportin e trupave anembanë Evropës, në rast krize.

XS
SM
MD
LG