Kampionati Botëror i Futbollit më 2026 do të organizohet bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja.
Tre vendet e fituan të drejtën e organizimit të garës duke mundur Marokun në një votim të vendeve anëtare të FIFA-s.
Kongresi i Federatës Botërore të Futbollit u mbajt një ditë para nisjes së Kupës së Botës 2018, nikoqire e së cilës është Rusia.
Kupa e ardhshme e Botës do të mbahet në Katar, më 2022.