Ndërlidhjet

Spanja shkarkon menaxherin në prag të Kupës së Botës


Ilustrim
Ilustrim

Spanja e shkarkoi trajnerin e kombëtares së saj në futboll, Julen Lopetegui, pasi ky i fundit u emërua menaxher i Real Madridit.

Vendimi i Spanjës vjen dy ditë para ndeshjes së saj me Portugalinë në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit.

Real Madrid njoftoi të martën se Lopetegui do të pasojë Zinedine Zidane me një kontratë trevjeçare.

Federata e Futbollit e Spanjës tha se e ka shkarkuar Lopeteguin pasi ai ka bërë negociata pa e informuar këtë federatë.

Drejtori i sporteve i Spanjës, Fernando Hierro, do të marrë përgjegjësinë gjatë Kupës së Botës.

Kjo ngjarje nis të enjten në Rusi.

XS
SM
MD
LG