Ndërlidhjet

Kina premton përgjigje të shpejtë ndaj tarifave amerikane


Ilustrim.

Kina do të përgjigjet shpejt për të mbrojtur veten nëse Shtetet e bashkuara dëmtojnë interesat e saj me tarifa të reja në tregti, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang.

“Nëse SHBA-ja merr masa të njëanshme dhe proteksioniste që dëmtojnë interesat e Kinës, ne do të përgjigjemi menjëherë duke marrë vendime të duhura që ruajnë të drejtat dhe interesat tona legjitime”.

Paralajmërimi nga Pekini vjen pasi SHBA-ja është duke përgatitur tarifave të reja në vlerë të 50 miliardë dollarëve në importet kineze.

Zyrtarët amerikanë janë takuar të enjten në Shtëpinë e Bardhë për të rregulluar listën origjinale të produkteve nga 1,300 kategori në 800.

Tarifat në importet e çelikut dhe ato aluminit tashmë kanë filluar së zbatuari.

Këto tarifa kanë detyruar, Evropën, Meksikën, Kanadanë dhe Kinën për të njoftuar se janë duke planifikuar marrjen e kundërmasave në shenjë hakmarrje.

Kjo masë ka krijuar rrëmujë në takimin e shtatë vendeve më të industrializuara javën e kaluar, pasi presidenti amerikan, Doanald Trump ka tërhequr miratimin e tij në deklaratën e përbashkët dhe ka nisur deklarata të ashpra kundër kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau.

SHBA-ja ka thënë se tarifat në produktet kineze janë përgjigje të asaj që është kategorizuar si vjedhje e pronës intelektuale.

XS
SM
MD
LG