Ndërlidhjet

Gjykata e Bosnjes refuzon ekstradimin e menaxherit të Dinamo Zagreb


Një gjykatë në Bosnje Hercegovinë ka refuzuar ekstradimin e ish kryesuesit të ekipit të futbollit Dinamo Zagreb, Zdravko Mamic, për në Kroaci, ku po akuzohej për keqpërdorime, sipas avokatit të tij dhe medieve lokale.

"Gjykata ka ardhur në përfundim se Mamic është qytetar i Bosnjes dhe marrëveshja për ekstradim mes Kroacisë dhe Bosnjes nuk vlen në këtë rast”, tha avokati i tij, Zdravko Rajic.

Mamic kishte menaxhuar Dinamo Zagrebin nga viti 2000 deri më 2016 dhe ishte po ashtu drejtor ekzekutiv i klubit.

Ai u akuzua për krime të kryera më 2008 dhe 2009 ku ishte dënuar nga gjykata kroate me më shumë se 6 vjet burgim.

Mamic, që nuk kishte pranuar akuzat, ka dy nënshtetësi, atë të Bosnjes dhe kroate, por Bosnja nuk i ekstradon qytetarët e vet, vetëm në raste të jashtëzakonshme.

"Unë jam qytetar krenar i Bosnjes dhe nuk dua të ekstradohem në Kroaci”, tha Mamic, duke shtuar se nuk i beson sistemit gjyqësor për shkak të shkeljes së të drejtave të tij.

Mamic kishte ikur nga Kroacia për në Bosnje një ditë para gjykimit të tij më 6 qershor. Ai u ndalua nga autoritetet e Bosnjes me një fletë-arrest ndërkombëtar që ishte lëshuar nga Kroacia.

XS
SM
MD
LG