Ndërlidhjet

Shkolla e Arteve në Glasgow përfshihet nga zjarri i madh


Shkolla e famshme e arteve në Glasgow të Skotlandës, është përfshirë nga një yjarr I madh, katër vite pas shkatërrimit të një pjese të saj nga zjarri.

Zjarri përfshiu ndërtesën e Mackintosh rreth orës 23 e 20 të premten. Zjarri u përhap edhe në ndërtesa të tjera publike duke u shkaktur dëme të mëdha material.

Nuk ka raportime rreth të lënduarve, theksojnë zjarrëfikësit.

Përpjekjet për të ndaluar zjarrin pritet të zgjasin edhe më shumë, deklaroi zëvendësdrejtori i ekipit të zjarrëfikësve, Iain Bushell.

Më shumë se 120 zjarrëfikës u dërguan në vendin e ngjarjes ku u përballën me një sfidë mjaft të madhe, shtoi ai.

XS
SM
MD
LG