Ndërlidhjet

Veseli në Francë për të diskutuar liberalizimin e vizave


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Francë, për të kërkuar mbështetjen e Parisit zyrtar për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave, bëhet e ditur në një komunikatë dërguar mediave.

Gjatë qëndrimit në Paris, kryeparlamentari Kadri Veseli do të pritet nga drejtues të lartë të shtetit francez.

Në takim me homologun francez, François de Rugy, kryeparlamentari Veseli, thuhet se do të diskutojë në mënyrë të veçantë për procesin e integrimeve evropiane të vendit, përkatësisht liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës gjatë këtij viti.

XS
SM
MD
LG