Ndërlidhjet

Amnesty International njofton për ekzekutimin e një dervishi në Iran


Ilustrim.

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka thënë se autoritetet iraniane kanë ekzekutuar një burrë, i cili ishte dënuar për vrasjen e tre zyrtarëve policorë gjatë përleshjeve me pjesëtarë të rregullit sufist.

“Ne jemi të shokuar dhe të mërzitur teksa njoftojmë se Mohammad (Reza) Salas është ekzekutuar këtë mëngjes”, ka njoftuar grupi me bazë në Britani më 18 qershor.

Gjatë përleshjeve në Teheran në muajin shkurt, Salas ka drejtuar një autobus drejt një grupi të policëve, të cilët ishin duke luftuar me pjesëtarë të rregullit sufist.

Këta të fundit ndryshe njihen edhe si dervishë.

Dervishët në atë kohë ishin duke protestuar pas arrestimit të anëtarëve të sektit të tyre dhe paralajmërimeve se mund të arrestohej edhe lideri i tyre 90 vjeçar, pavarësisht deklaratave të autoriteteve se nuk kanë një synim të tillë.

Gjatë një seance dëgjimore në muajin mars, Salas ka thënë se nuk ka vrarë policët me qëllim.

Sufizmi, degë e fesë Islame, nuk është sekt ilegal në Iran, mirëpo grupet për të drejtat e njeriut akuzojnë qeverinë iraniane për diskriminim të pjesëtarëve të këtij besimi.

XS
SM
MD
LG