Ndërlidhjet

Ministrat evropianë vazhdojnë sanksionet për Krimenë


Ilustrim.

Ministrat e bujqësisë në Bashkimin Evropian kanë shtyrë ndalimin e investimeve të bllokut në Krime edhe për një tjetër vit.

Ministrat kanë zgjatur masat kufizuese, të cilat janë miratuar për herë të parë më 2014, në përgjigje të vendimit të Moskës për të aneksuar Krimenë nga Ukraina.

Ambasadorët e BE-së kanë miratuar këto masa më herët gjatë këtij muaji.

Kufizimet, të cilat janë zgjatur në baza vjetore përfshijnë ndalim evropian në importet nga Krimea, përveç rasteve kur kanë certifikata ukrainase, më pas u ndalon anijeve lundruese të mbajnë flamurin e një shteti anëtar të BE-së në portet e Detit të Zi si dhe u ndalon kompanive evropiane blerjen e pronave apo kompanive në atë territor.

Në kuadër të këtyre masave, vendeve të BE-së u ndalohet eksporti i mallrave për transport dhe telekomunikim në Krime.

Sanksionet ekonomike evropiane që shënjestrojnë sektorin bankar dhe atë të energjisë së Rusisë, pritet të diskutohen nga liderët evropianë në Bruksel në fund të muajit qershor.

Sipas diplomatëve evropianë, të cilët nuk kanë qenë të autorizuar për të dhënë deklarata para mediave, sanksionet pritet të vazhdohen edhe për gjashtë muaj tjerë.

XS
SM
MD
LG