Ndërlidhjet

OEAK shpreh shqetësim për menaxhimin parasë publike në Kosovë


Prishtinë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) shprehu shqetësim për menaxhimin e parasë publike në Kosovë, veçanërisht për disa vendime që, sipas saj, mund të çojnë në rritjen e ngarkesës fiskale për bizneset.

Gjatë një takimi që drejtuesit e kompanive anëtare të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë zhvilluan me ministrin e Financave, Bedri Hamza, u tha se funksionalizimi i ekonomisë së tregut, si dhe reformat në politikat fiskale të vendit janë të domosdoshme për lehtësimin e mëtejmë të të bërit biznes.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane, shprehu gatishmërinë për të kontribuar me rekomandime në procesin e plotësim-ndryshimit të legjislacionit tatimor.

Bedri Hamza, ministër i Financave, sqaroi se rrezikimi i stabilitetit makrofiskal në Kosovë mund të krijojë probleme si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Hamza njoftoi se Ministria e Financave është duke punuar në ndryshimin e legjislacionit tatimor në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG