Ndërlidhjet

Veseli: Presim përkrahjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Francë, ka thënë se Franca është njëri nga aleatët kryesorë të Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik.

"Ne presim përkrahjen e këtij shteti të lirisë dhe pavarësisë", ka shkruar ai në një postim në rrjetin social Facebook.

Veseli ka treguar se është takuar me Presidentin e Asamblesë Kombëtare të Francës, François de Rugy, me të cilin ka diskutuar për vazhdimin e mbështetjes së Francës për Kosovën, "në mënyrë të veçantë për integrimin në Bashkimin Evropian dhe për liberalizimin e vizave".

XS
SM
MD
LG