Ndërlidhjet

SHBA do të krijojë forcën hapësinore


U.S. -- U.S. President Donald Trump walks out from the Oval Office of the White House in Washington, U.S., before his departure to Greer, South Carolina, October 16, 2017
U.S. -- U.S. President Donald Trump walks out from the Oval Office of the White House in Washington, U.S., before his departure to Greer, South Carolina, October 16, 2017

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, urdhëroi ushtrinë amerikane të krijojë një degë të gjashtë të forcave të saj të armatosura: një forcë hapësinore.

Trump tha se ajo do të mbështesë sigurinë kombëtare dhe ekonominë me krijimin e vendeve të reja të punës.

“Nuk është e mjaftueshme që të kemi vetëm prani amerikane në hapësirë. Duhet të kemi dominim amerikan në hapësirë”, tha Trump.

Ai po ashtu premtoi se SHBA “do t’i rikthejë amerikanët në Hënë” dhe se do t’i dërgojë njerëzit në Mars.

"Unë po e drejtoj Departamentin e Mbrojtjes dhe Pentagonin që menjëherë të nisin procesin e nevojshëm për të krijuar një forcë hapësinore, si dega e gjashtë e forcave të armatosura", tha Trump.

XS
SM
MD
LG