Ndërlidhjet

Shkëlzen Maliqit i ndalohet hyrja në territorin e Serbisë


Shkëlzen Maliqi, foto nga arkivi
Shkëlzen Maliqi, foto nga arkivi

Autoritetet e Serbisë i kanë ndalur publicistit Shkëlqen Maliqi hyrjen në vendkalimin kufitar në Merdare. Ai ishte nisur të merrte pjesë në ngjarje kulturore në Beograd.

Maliqi tha për Radion Evropa e Lirë se Policia kufitare nuk ka dhënë asnjë shpjegim për ndalimin e tij.

“Nuk më lejuan të kaloj. Me thanë se nuk mund të kaloj nuk më dhanë ndonjë shpjegim. Po ashtu me mua ishte edhe dramaturgu Jeton Neziraj, fotografja Majlinda Hoxha dhe Besa Luci të cilët vendosen të kthehen edhe ata. Ne kemi pasur një tryezë në Beograd, një projekt i përbashkët që kemi punuar gati një vit, një publikim që ofron kronologji të bashkëpunimeve të shumta kulturore e artistike në mes skenave të pavarura të Kosovës dhe Serbisë në dy dekadat e fundit”, tha Maliqi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj ndalimit të hyrjes në Serbi të publicistit Shkëlzen Maliqit.

Hoxhaj në një postim në Twitter ka shkruar se me ndalimin e Maliqit, Qeveria serbe po vazhdon me veprime absurde, duke shtuar se kjo është në kundërshtim me normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Edhe sportistët e Kosovës në dy raste brenda këtij viti, nuk kanë arritur të marrin pjesë në gara me karakter ndërkombëtar, të cilat janë organizuar në Serbi, nën patronazhin e federatave përkatëse evropiane pasi që ishin penguar nga autoritetet e Serbisë.

XS
SM
MD
LG