Ndërlidhjet

Marrëveshja për emrin krijon klimë të mirë rajonale


Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të martën ka pritur në një takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin.

Presidenti Thaçi dhe zëvendëskryeministri Osmani kanë biseduar për zhvillimet aktuale në Maqedoni.

Thaçi ka thënë se marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë, lidhur me emrin e ri, krijon klimë të mirë rajonale dhe hap perspektivë euroatlantike për shtetet e Ballkanit.

“Çdo lajm i mirë nga Maqedonia është lajm i mirë edhe për Kosovën”, ka thënë Thaçi.

XS
SM
MD
LG