Ndërlidhjet

Projektligji kundër Sorosit votohet këtë javë në Hungari


Ilustrime me fotografinë e George Sorosit në Hungari.

Parlamenti i Hungarisë do të votojë këtë javë projekligjin e ashtuquajtur “Stop Soros”, pa pritur komentet e një paneli të ekspertëve ligjorë, ka njoftuar ministri i Jashtëm i këtij shteti Peter Szijjarto, transmeton Reuters.

Votimi pritet të zhvillohet ditën e mërkurë derisa Komisioni i Venecias do të prezantojë të gjeturat e tij ditën e premtë.

I pyetur në një konferencë për media në Stokholm, për atë nëse seanca për votim do të mbahet pa komentet e Komisionit, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto ka thënë se “po, do të ketë seancë votimi nesër dhe grupi ynë parlamentar do të votojë në favor të propozimit”.

Projektligji, i cili do t’i jipte autoritet ministrit të Brendshëm për të ndaluar veprimtaritë e organizatave qeveritare që mbështesin migrimin dhe shihen si rrezik për sigurinë kombëtare, është pjesë e fushatës qeveritare kundër Gerge Sorosit.

Ky i fundit njihet për financimin e kauzave liberale.

XS
SM
MD
LG