Ndërlidhjet

Forcat proqeveritare pushtojnë aeroportin Hudaydah në Jemen


Ilustrim.

Forcat proqeveritare në Jemen, të mbështetura nga Emiratet e Bashkuara Arabe është raportuar të kenë pushtuar aeroportin në zonën e kontrolluar nga rebelët në Hudaydah.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Emirateve të Bashkuara, Wam ka thënë se trupat kanë fituar kontrollin e disa pjesëve të mëdha të territorit dhe se dhjetëra rebelë huthi kanë vdekur ose janë plagosur.

Javën e kaluar ata kanë nisur një ofensivë masive për të pushtuar qytetin dhe portin e tij.

Porti në fjalë është zonë tejet e rëndësishme, pasi përmes tij hyjnë ndihmat humanitare në Jemen.

Në këtë vend është raportuar se vuajnë nga uria 8.4 milionë persona, andaj luftimet kanë rritur frikën se mund të ndërprehen ndihmat për ata që kanë nevojë.

Yemeni është shkatërruar nga një konflikt, i cili është përshkallëzuar në fillim të 2015-ës, pasi rebelët huthi kanë pushtuar pjesë të mëdha të territorit në perëndim të shtetit, duke përshirë kryeqytetin Sanaa.

Nga luftimet e rebelëve huthi, presidenti i këtij vendi, Abdrabbuh Mansour Hadi është detyruar të largohet nga shteti.

XS
SM
MD
LG