Ndërlidhjet

Trump nënshkruan urdhrin “për t’i mbajtur familjet të bashkuara”


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’i mbajtur familjet të bashkuara.

Urdhri vjen pas reagimeve të ashpra që ka nxitur politika “zero-tolerancë” e administratës Trump, kundër migrantëve nga Meksika që hyjnë në territorin amerikan.

Me politikën e tillë, autoritetet kanë ndaluar personat që kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin në SHBA - të rriturit i kanë dërguar nëpër qendra të ndalimit për t’u përballur me hetime për vepra penale, ndërsa fëmijët i kanë çuar në qendra të tjera ndalimi, larg prindërve.

Trump tha se është prekur nga fotografitë e fëmijëve që janë ndarë nga prindërit.

Ai, më herët, iu bëri thirrje ligjvënësve që të miratojnë ligjin që do t’iu jepte fund ndarjeve të familjeve.

“Nuk më kanë pëlqyer pamjet e familjeve të ndara”, tha Trump teksa nënshkroi urdhrin.

Autoritetet kanë thënë se në gjashtë javët e fundit, gati 2,000 të mitur janë ndarë nga prindërit ose kujdestarët.

XS
SM
MD
LG