Ndërlidhjet

Policia britanike arreston personin që pretendonte se kishte bombë


Policia britanike, foto nga arkivi.

Policia britanike ka njoftuar të premten se ka arrestuar një person në stacionin hekurudhor, Charing Cross në Londër, pasi ai kishte pretenduar se ka pasur bombë.

“Një person që ka pretenduar se ka pasur bombë në stacionin Charing Cross është arrestuar”, ka njoftuar Policia britanike për Transport.

“Ne tani jemi duke punuar për të hapur stacionin sa më shpejt që është e mundur”.

Pamjet në rrjetet sociale kanë treguar prezencë të madhe të policisë, duke përfshirë zyrtarë të armatosur.

Ky stacion shërben për të lidhur Londrën me pjesën juglindore të Anglisë.

Britania aktualisht gjendet në shkallën e dytë të rrezikut, që i bie se ka mundësi të mëdha që një sulm i militantëve të ndodhë në këtë shtet.

XS
SM
MD
LG