Ndërlidhjet

OKB: Forcat e Venezuelës kanë vrarë qindra njerëz


Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së, Zeid Ra'ad Al Hussein.
Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së, Zeid Ra'ad Al Hussein.

Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë kryer qindra vrasje arbitrare nën maskën e luftimit të krimit, thanë Kombet e Bashkuara.

Këshilli për të Drejta të Njeriut i OKB-së tha se ka dëshmi të besueshme se forcat e sigurisë kanë bastisur lagje të varfra dhe se kanë vrarë të rinj, shpeshherë në shtëpitë e tyre.

Sundimi i ligjit ishte "pothuajse joekzistent" në këtë vend, tha shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së, Zeid Ra'ad Al Hussein.

Venezuela, në të kaluarën, i ka hedhur poshtë akuzat për të drejtat e njeriut, duke i cilësuar si "gënjeshtra".

Ky vend po kalon një krizë të zgjatur politike dhe ekonomike.

Dhjetëra protestues janë vrarë në përleshjet gjatë protestave anti-qeveritare, vitin e kaluar.

Presidenti Nicolas Maduro u rizgjodh në maj, pasi opozita e bojkotoi votimin.

XS
SM
MD
LG