Ndërlidhjet

Putin, Moon: Do të punojmë për denuklearizimin e Gadishullit Korean


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Koresë së Jugut, Moon Jae-in. Moskë, 22 qershor, 2018.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Koresë së Jugut, Moon Jae-in. Moskë, 22 qershor, 2018.

Udhëheqësit e Rusisë dhe të Koresë së Jugut thanë se do t’i mbështesin përpjekjet për “denuklearizimin e plotë” të Gadishullit Korean, ndërsa theksuan se dialogu midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut do të ndihmojë në qetësimin e tensioneve.

Vladimir Putini i Rusisë dhe Moon Jae-in i Koresë së Jugut u takuan të premten në Moskë.

Ata thanë se janë pajtuar që të vazhdojnë përpjekjet për të siguruar paqe dhe qëndrueshmëri të përhershme në Gadishullin Korean dhe në Azinë Verilindore.

“Kur diskutojmë agjendën ndërkombëtare, ne përqendrohemi në situatën përreth Gadishullit Korean. U pajtuam se situata në këtë rajon ka nisur të përmirësohet gradualisht”, tha Putin.

Takimi Putin-Moon u zhvillua disa ditë pas samitit historik të 12 qershorit midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe udhëheqësit verikorean, Kim Jong-un.

Trump dhe Kim nënshkruan një deklaratë, duke u zotuar se do të ndërtojnë një marrëdhënie të re.

Kim po ashtu premtoi se do të punojë drejt “denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean”.

XS
SM
MD
LG