Ndërlidhjet

Haradinaj: Ushtria e Kosovës do të jetë aleat i besueshëm për siguri


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shprehu përkushtimin e Kosovës që në të ardhmen të jetë pjesë e Aleancës Veri- Atlantike (NATO).

Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit të Kosovës bëri të ditur se ai është takuar me udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), të kryesuar nga drejtori, gjeneral Ralf Hoffmann.

Siç thuhet në kominikatë, në takim u bisedua për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur, për mbështetjen e paqes dhe sigurisë për të gjithë.

“Një ushtri e modeluar sipas kritereve të NATO-s, profesionale dhe gjithëpërfshirëse, do të jetë aleat i besueshëm për siguri dhe paqe të qëndrueshme në rajonin tonë dhe më gjerë”, tha Haradinaj.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës thuhet se në takimin e së mërkurës u bisedua edhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të pranisë së NATO-s në Kosovë.

Gjenerali Hoffmann shprehu "gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen”.

XS
SM
MD
LG