Ndërlidhjet

Turqia nuk do t’i respektojë sanksionet e SHBA-së kundër Iranit


Flamujt e Turqisë dhe Iranit

Turqia tha se nuk planifikon të respektojë thirrjen e SHBA-së për të gjitha shtetet që të ndalojnë importimin e naftës nga Irani, duke thënë se kërkesa “nuk është e detyrueshme” për Ankaranë.

“Do t’i respektojmë nëse janë vendime, sanksione të Kombeve të Bashkuara. Përndryshe, do t'i ndjekim vetëm interesat tanë”, tha ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci.

Uashingtoni kërkoi këtë javë nga aleatët që të ndalojnë importet e naftës nga Irani deri më 4 nëntor, në të kundërtën ata do të përballen me ndëshkime, për shkak të sanksioneve që SHBA do t’i vendosë Iranit.

SHBA është tërhequr muajin e kaluar nga marrëveshja bërthamore me Iranin, me të cilën Republika Islamike ka frenuar aktivitetin bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkomëbtare.

“Ne do të tregojmë kujdes, në mënyrë që miku dhe vëllai ynë, Irani, të mos përballet me trajtim të padrejtë”, tha ministri turk Zeybekci, raprton agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Edhe India, njëri nga blerësit kryesorë të naftës iraniane, ka thënë se nuk do t’i respektojë sanksionet e SHBA-së.

XS
SM
MD
LG