Ndërlidhjet

Disa të vrarë pas një sulmi me të shtëna në Anapolis


Pamje nga skena e sulmit në Anapolis, Mariland.
Pamje nga skena e sulmit në Anapolis, Mariland.

Një sulm me të shtëna në një gazetë në Mariland ka lënë të vdekur pesë persona dhe disa të tjerë të plagosur, kanë njoftuar zyrtarët.

Policia ka thënë se ka disa të plagosur dhe se i dyshuari është në mbajtje.

Të shtënat kanë ndodhur në ndërtesën e gazetës Capital, në pasditën e së enjtes.

Një gazetar ka thënë se sulmuesi ka shtënë drejt derës së xhamit, në drejtim të "disa punëtorëve", mirëpo policia i ka thënë BBC-së, se nuk ka konfirmuar këto detaje.

Disa media amerikane janë duke cituar zyrtarë të zbatimit të ligjit të kenë thënë se, si pasojë e sulmit ka viktima dhe të plagosur.

Mirëpo polici përgjegjës për atë qark, Ryan Frashure, ka thënë gjatë një konference për gazetarë se ka të plagosur, pa dhënë detaje tjera.

Disa agjenci federale, duke përfshirë FBI-në, janë iu përgjigjur të shtënave.

Guvernatori i Marilandit, Larry Hogan, ka thënë përmes një postimi në Twitter, se është "absolutisht i traumatizuar" dhe se është në kontakt me autoritetet.

Presidenti amerikan, Donald Trump, është njoftuar për të shtënat, ka njoftuar zëvendës-sekretari për media.

XS
SM
MD
LG