Ndërlidhjet

Talibanët kanë vrarë komandantin e forcave speciale në Afganistan


Talibanët.

Një komandat i forcave speciale në policinë e Afganistanit është vrarë në Kabul më 28 qershor, derisa ka qenë duke kaluar kohë me familjen e tij në zonën, Makrorayan, ka thënë ministria e Brendshme e Afganistanit.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Najb Danish, ka njoftuar më 29 qershor për vrasjen e Azizullah Karwan, përgjegjës për provinën Paktika.

Në të kaluarën ai është thënë të ketë shpëtuar një varg tentim-vrasjesh.

Pjesëtarë të forcave policore që kanë punuar me Karwan kanë thënë se vdekja e këtij të fundit përbën shqetësim të madh në luftën kundër kryengritësve në lindje të Afganistanit.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një intervistë telefonike.

XS
SM
MD
LG