Ndërlidhjet

Thaçi fton opozitën të bëhet pjesë e dialogut të Brukselit 


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar sot Qeverinë e Kosovës për takimin e zhvilluar në Bruksel, më 24 qershor, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai përsëriti se procesi i dialogut është në fazën finale, andaj edhe ftoi të gjithë përfaqësuesit politik, përfshi edhe opozitën, që të marrin pjesë në dialog.

“Unë e kam shprehur gatishmërinë të raportoj para kuvendit sa herë të kërkohet nga kryetari apo ndërkombëtarët. Shpresoj se koalicioni parlamentar me pozitë e opozitë të arrij të kuptoj modalitetet e përfshirjes në këtë proces. Prandaj, ky proces nuk mund të ndalet për shumë arsye”, theksoi Thaçi.

“Jam i vetëdijshëm se qeveria e ka tërhequr platformën nga rendi i ditës në Kuvend që ti jepet mundësi të gjithëve të përfshihen në një rezolutë gjithëpërfshirëse e një gjë e tillë për fat të keq nuk ka ndodhur akoma”, deklaroi ai.

“Para nisjes së takimit në Bruksel kam bërë thirrje për bashkim në delegacionin e Kosovë përfshirë gjithë spektrin politik, pra ejani e bëhuni pjesë e delegacionit të Kosovës dhe jepni dijen e patriotizmin tuaj në tryezën e bisedimeve. Ky do të ishte veprimi më i guximshëm që e presin qytetarët e Kosovës”, theksoi presidenti gjatë fjalimit të mbajtur në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ai tha se palët në dialog, duhet të punojnë për marrëveshje përfundimtare e jo edhe për një marrëveshje tjetër, në mënyrë që në fund të përmbyllet me njohje të plotë reciproke.

XS
SM
MD
LG