Ndërlidhjet

NATO "mbështet përpjekjet e Kosovës në procesin e reformës"


Ilustrim

Forca e Sigurisë së Kosovës, e mbështetur nga Aleanca Veri-Atlantike (NATO), i ka arritur kapacitetet operative për transformim në Forcë të Armatosur, tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një takimi që zhvilloi në Prishtinë me presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli.

“E gjithë perspektiva e rajonit tonë është një fjalë. Ashtu sikurse vendet tjera, edhe Kosova në NATO e sheh sigurinë dhe paqen e përjetshme”, tha Haradinaj.

Zyrtari i NATO-s, në anën tjetër, theksoi rëndësinë e vazhdimit të përparimit të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

Ai tha se NATO i mbështet përpjekjet e Kosovës në procesin e reformës, që është e nevojshme për anëtarësim në aleancë.

“Ne shohim progres real, ne shohim gjithashtu se ka punë për t’u bërë, veçanërisht në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por ne jemi të sigurt se udhëheqja juaj është shumë e fuqishme dhe ju do të keni sukses në rrugëtimin tuaj për integrimin euroatlantik”, tha Alli.

Përpjekja që NATO ka bërë në vitet e kaluara për të kontribuar në stabilitet, në siguri dhe paqe, shtoi Alli, është dëshmi se Kosova dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë më afër Evropës.

XS
SM
MD
LG