Ndërlidhjet

OKB i bën thirrje Jordanisë të hapë kufijtë për refugjatët sirianë


Pamja nga një kamp i refugjatëve në Jordani.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), i ka bërë thirrje Jordanisë të hapë kufijtë për sirianët që tentojnë të largohen nga konflikti i përshkallëzuar në rajonin jugperëndimor, Deraa, transmeton Reuters.

Mesatarisht 270,000 persona kanë ikur si pasojë e sulmeve ajrore dhe tokësore në dy javët e fundit, kanë njoftuar të hënën Kombet e Bashkuara.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Jordanisë të mbajë kufijtë e hapur për shtete tjera në rajon dhe t’i pranojë civilët që kanë ikur nga vendi i tyre”, ka thënë zëdhënësja e OKB-së për të Drejta të Njeriut, Liz Throssell.

Zëdhënësi i UNHCR-së, Andre Maheçiq, ka thënë se është vlerësuar se 40,000 sirianë janë mbledhur afër kufirit me Jordaninë, vendi i cili tashmë ka pranuar 650,000 refugjatë sirianë.

XS
SM
MD
LG