Ndërlidhjet

Thaçi dekoron Fadil Vokrrin me Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me familjarët e ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me familjarët e ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Teksa ua ka dorëzuar dekoratën bashkëshortes dhe dy djemve të Vokrrit, Thaçi ka vlerësuar kontributin e të ndjerit për promovimin e sportit kosovar në botë si dhe për anëtarësimin në UEFA dhe FIFA.

“Aty ku ishte Fadili, ishte fytyra e Kosovës. Të gjithë jemi të pikëlluar me vdekjen e Fadilit, por në të njëjtën kohë jemi krenarë për rolin e tij historik në promovimin e Kosovës në botë”, është shprehur Thaçi.

Vokrri, 57-vjeç, pas një karriere të bujshme si futbollist ishte zgjedhur në krye të FFK-së në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG