Ndërlidhjet

Haradinaj në interpelancë për pagesën e “Bechtel & Enka”-s


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me kërkesën e partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është thirrur sot në interpelancë në Kuvendin e Kosovës.

Interpelanca ka të bëjë me vendimin e Qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë “Bechtel & Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.

Qeveria e Kosovës e ka arsyetuar pagesën shtesë me, siç ka thënë, dështimin e qeverisë së kaluar për t'i paguar me rregull faturat.

Pas dyshimeve të ngritura nga partitë opozitare, Kryeprokuroria dhe Policia e Kosovës kanë nisur hetimet.

XS
SM
MD
LG