Ndërlidhjet

Merkel dhe Orban kundërshtojnë njëri-tjetrin rreth të qenit human


Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, foto nga arkivi.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, foto nga arkivi.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kundërshtuar homologun e saj hungarez, Viktor Orban lidhur me përgjegjësitë që ka Evropa ndaj refugjatëve që po kërkojnë strehim në këtë kontinent.

Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media, e cila është përcjellur nga kundërshtime të ashpra, transmeton Reuters.

“Nuk duhet të harrojmë kurrë se kjo çështje është për njerëzit, është për njerëzit që vijnë te ne dhe ka të bëjë me mesazhin bazik të Evropës: humanitetin”, ka thënë ajo në një konferencë për media pasi ka pranuar në Berlin kryeministrin hungarez, Orban.

“Unë besoj se shpirti i Evropës është humaniteti dhe nëse ne dëshirojmë të luajmë rol në Evropë me këto vlera, atëherë Evropa nuk mund të shkëputet aq lehtë nga nevoja dhe vuajtja”.

Mirëpo Orban, i cili nga viti 2015 ka pozicionuar vazhdimisht veten si kundërshtar të Merkelit në politikën e migrimit, ka thënë se Evropa ka treguar humanitet duke mos stimuluar personat tjerë për të ardhur në këtë kontinent.

“Nëse ndihma e ofruar nga Evropa për migrantët, nxit personat në Afrikë dhe Azi për të menduar se mund të vijnë, atëherë ata do të vijnë”, ka thënë ai.

“Ne duhet të jemi humanë pa krijuar faktor shtytës dhe mënyra e vetme për ta bërë këtë gjë është duke mbyllur kufijtë dhe duke iu ndihmuar këtyre shteteve, duke mos lejuar pranimin e personave që na sjellim shqetësim”, është shprehur ndër të tjera lideri hungarez.

XS
SM
MD
LG